Deputeti Dardan Molliqaj është arrestuar nga policia e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur Partia Socialdemokrate që thotë se arrestimi është kryer për pjesëmarrje të deputetit në një protestë të zhvilluar para 4 viteve.
“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Dardan Molliqaj është bashkëshorti i ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahi. Ata vetëm pak muaj më parë kurorzuan dashurinë e tyre me martesë. Ceremonia u zhvillua në Tiranë.