Policia e Reggio Emilias ka vënë në pranga një shqiptar me emrin Xhafer Berisha, i konsideruar si koka e një grupi trafikantësh. Trafiku i kokainës, i organizuar në mënyrë hierarkike sikur të ishte një biznes i vërtetë, u çmontua nga policia pas një viti hetimesh të hollësishme dhe të përpikta. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona ndërkohë që janë ekzekutuar tri masave të përkohshme për tre prej tyre. 41-vjeçari Berisha kishte krijuar një sistem të vërtetë sipërmarrjeje, duke punësuar edhe punonjës sezonalë për shitjen e drogës, ku ishin të përfshirë edhe minorenë. Të rinj në moshë pak më të madhe se të miturit, të cilët shkonin në Reggio nga Kosova dhe bënin shitjen e kokainës te klientët, me të cilët kontaktonte kreu i grupit. Hetimet filluan në 2017 pas arrestimit, në flagrancë të një 21-vjeçari shqiptar me 200 gram kokainë. Policia hetoi në mënyrë të veçantë për në faktin se 21-vjeçari sapo kishte mbërritur në Itali, ai nuk kishte zyrtarisht kontaktet në Reggio Emilia. Dhe, pavarësisht nga kjo, ai arriti që në disa ditë, që të siguronte strehim, telefon dhe një sasi të konsiderueshme droge. Hipoteza ishte se i riu veproi me dikë që koordinonte lëvizjet. Hetimet, të cilat zgjatën disa muaj, zbuluan një trafik të madh të kokainës në Reggio Emilia. Nëntorin e kaluar, në një ndërtesë fermë në Via Ancini u arrestuan dy trafikantë droge, të Berishës. Arsid Subashi dhe Dorian Cakri, kishin ngritur një plantacion duke mbjellë 648 bimë marjuhane. Në banesën e dy të rinjve shqiptarë u gjetën 150 gramë kokainë. Hetimet e mëtejshme çuan në zbërthimin e rrjetit, deri në kapjen e Berishës, rezident në Reggio Emilia dhe pronar i një bari të mbyllur për 15 ditë disa javë më parë nga kuestura, me dyshimin se përdorej për shitje droge.