Mëngjesin e sotëm pas një operacioni, policia italiane ka vënë në pranga bosin e mafias kalabreze, Ndrangheta. 29-vjeçari Luigi Abbruzzese kërkohej intensivisht që nga viti 2015. Ai ishte përfshirë në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga ekipet e policisë në Cosenza dhe Catanzaro, me mbështetjen e Policisë Shkencore. Në momentin e ndalimit ai kishte me vete 2 armë, municion dhe një dokument të rremë. Abbruzzese ishte dënuar me 20 vjet burg për trafik droge. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini theksoi suksesin me një postim në Twitter: "Sot në agim, në provincën e Cosenza, policia arrestoi bosin e Ndrangheta Luigi Abbruzzese, i kërkuar për vite me radhë. Krenar për forcat tona policore, jam i sigurt se bashkë me ta do të përzëmë mafiozët nga çdo zonë e vendit".
Cattura Luigi Abbruzzese, il latitante è stato condannato in appello a 20 anni per traffico di droga. Al momento dell'arresto aveva 2 pistole, munizioni e un documento falso #squadramobile Cosenza e Catanzaro #sco #poliziascientifica pic.twitter.com/da8Kyo6E2J
— Polizia di Stato (@poliziadistato) August 18, 2018