INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Arrestohet bosi kalabrez i mafies, fshihej pas dollapit [VIDEO]

Publikuar më: 08:08 06-10-2016

Policia italiane arrestoi një bos të mafias kalabreze, Ndrangeta, i cili nuk ishte lodhur të fshihej shume larg, por qëndronte në një dhomë sekrete të improvizuar në shtëpinë e tij.

Antonio Pelle i kishte shpëtuar drejtësisë përpara 5 vjetësh, kur ishte arratisur nga burgu. Ai figuronte në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendeshme italiane. Videoja e publikuar nga policia e tregon Pelle teksa del nga pjesa e pasme e një dollapi të madh rrobash, aty ku kishte sajuar dhe strehën e tij të fshehtë.

Rreth 50 policë e kishin kontrolluar vilën dykateshe të mafiozit, por u desh një sy tepër i vëmendshëm për të zbuluar vendndodhjen e tij. Në hapësirën prapa dollapit gjendej një dyshek, një ventilator, disa shishe uji dhe një sasi parash.

54-vjeçari përballet tani me një dënim prej 20 vitesh heqje lirie për trafik armësh dhe lëndësh narkotike, ndërsa mbi të rëndon edhe akuza e pjesëmarrjes në një klan mafioz.

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893