INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet bosi shqiptar i bandës së drogës në Spanjë

Arrestohet bosi shqiptar i bandës së drogës në Spanjë

Publikuar më: 12:26 21-12-2017

Mediat spanjolle kanë bërë publike detaje lidhur me një organizatë të fuqishme droge me bazë në Galicia të Spanjës, që drejtohej nga një shqiptar. Këtë javë policia spanjolle arrestoi disa nga anëtarët e grupit që trafikonte drogë mes tyre edhe “koka” e organizatës, një 39-vjeçar shqiptar. Media spanjolle “ABC” raporton se shqiptari ishte një person një i “regjur” në botën e krimit. Ai ishte marrë me trafik droge për një kohë të gjatë. Por megjithatë raportohet se shqiptari bënte një jetë modeste në qytetin spanjoll Santiago de Compostela. 39-vjeçari është mes 8 personave të arrestuar deri më tani në kuadër të aksionit të nisur nga “Guardia Civil” në muajin shkurt. V.V. udhëhoqi një organizatë kriminale e dedikuar në futjen në Galica të narkotikëve për tu rishitur më pas po në Galicia dhe Asturias, një tjetër rajon në Spanjë. Mes të burgosurve është edhe M.F.V., një spanjoll, i cili konsiderohet nga hetuesit “truri” i organizatës. Shtetasi spanjoll rezulton se kishte precedentë të shumtë në fushën e tregtimit të lëndëve narkotikëve. Mediat spanjolle raportojnë se ai ishte nën urdhrat e drejtpërdrejtë të ‘bosit’ shqiptarit. Për 39-vjeçarin shqiptar punonin pesë persona. Ata merrnin drejtpërdrejtë nën urdhrat e tij, që sipas hetimeve ishin përgjegjës për “kërkimin e blerësve të drogës, shpërndarjen, sigurimin e mbështetjes logjistike dhe garantimin e sigurisë për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme”. Siç shpjegohet nga hetimet e “Guardia Civil”, këta të pestë, kishin në urdhrat e tyre të tjerë persona, të cilët blinin drogën. Ata ngarkoheshin që të udhëtonin edhe jashtë vendit për të siguruar drogës e më pas ta sillnin në Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni është në vijim dhe priten të tjera arrestime

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158