Pas finalizimit të operacionit të koduar “Tutori3”, tre persona kanë rënë në pranga të policisë së Vlorës. Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë: Eqerem Ibrahimi, 62 vjeç; Ylmie Ibrahimi, 58 vjeç dhe A. H., 44 vjeç.
Eqerem dhe Ylmia janë çift dhe pronarë të lokalit "Sea" në lagjen "1 Maji", përballë vendit të quajtur "Ish-fabrika e llambave. Sipas policisë, e cila kishte rreth dy muaj që i hetonte, ata kishin krijuar kushtet për ushtrimin prostitucionit duke shfrytëzuar 44-vjeçaren A.H. “Shërbimi” kushtonte 3 mijë lekë.