Një efektivi të lartë të policisë i janë vënë prangat, pasi transportonte drogë. Ai punonte si nënkomisar policie, në Komandën e Postës së Policisë në Vermosh. 49 vjeçari, Zef Mirashi prej kohësh ishte nën vëzhgim, pasi për të ishin siguruar të dhëna që ishte i përfshirë në aktivitete kriminale. Ai është kapur në flagrancë, pasi në automjetin e tij u gjetën 10 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, që po i transportonte nga Vermoshi drejt Shkodrës.