Një edukatore kopshti në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. E arrestuara është 30-vjeçarja me iniciale D.R, e cila u arrestua pas kallëzimit në komisariat nga dy qytetare me iniciale J.B dhe M.L.
Sipas denoncimit, në dy raste të ndryshme edukatorja e një kopështi privat në rrugën "Nikolla Lena", ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopsht.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopshti.