Policia zvicerane ka sekuestruar 12 kg heroinë në kufirin rrugor Chiasso Brogeda që lidh Italinë me Francën. Lënda narkotike u gjet e fshehur në një makinë me targa zviceriane e drejtuar nga një emigrant shqiptar me nënshtetësi franceze. Heroina ishte e ndarë në 20 pako dhe u gjet e fshehur nën sediljen e pasme të auomjetit. Automjeti po udhëtonte nga Italia drejt Zvicrës. Ndaj emigrantit shqiptar me nënshtetësi franceze është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg.