INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush është personi që goditi për vdekje me skaf rusin në Himarë

Ja kush është personi që goditi për vdekje me skaf rusin në Himarë

Publikuar më: 08:22 04-08-2016

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe arrestuar personin, që goditi për vdekje me skaf në Himarë, turistin rus. Ai është Fatmir Kuçi, 44 vjeç nga Elbasani dhe mbi të rëndon akuza për vrasje nga pakujdesia. Mësohet se Kuçi është biznesmen ndërtimi. Fatmir Kuçi i kaloi përsipër me skaf, turistit 43-vjeçar Denis Kaiumov, teksa po notonte dhe helikat e goditën atë duke ie prerë në pjesë të ndryshme të trupit. Kaiumov si rezistoi dot plagëve dhe gjeti vdekjen në spitalin e Himarës.

Në komunikatën e policisë thuhet: Arrestimi i Fatmir Kuçit u krye pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur "Livadh" i Himarës, ky shtetas duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin "Black Arrow", dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin rus D.K, i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës.

Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçi-t:

- mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin "Black Arrow", 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë - 275 KF secili.

- mjeti lundrues motor-deti me emrin "Viktoria-3", pa dokumentacion përkatës.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049