INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet gjatë protestës lideri i opozitës

Arrestohet gjatë protestës lideri i opozitës

Publikuar më: 09:17 27-03-2017

Mijëra njerëz ju bashkuan manifestimeve edhe në Vladivostok, Shën Pjeterburg,Tomsk e qytete të tjera rreth vendit, duke kërkuar largimin e Putinit dhe kryeministrit Dmitri Medvedev, i akuzuar për korrupsion. Lideri i opozites ruse, Alexei Navalny është mes dhjetëra personave të arrestuar gjatë protestës kundër korrupsionit të organizuar prej tij në kryeqytetin rus, Moskë.

Shumica e marshimeve u konsideruan si të paligjshme nga autoritetet, pasi nuk kishin siguruar lejen zyrtare. Një numër i madh efektivësh u mobilizuan nëpër rrugë dhe 130 persona u arrestuan vetëm në Moskë, sipas një grupi aktivistesh. Këto ishin protestat më të mëdha kundër qeverisë që prej viteve 2011/2012-të. Navaly u arrestua ndërsa po i bashkohej manifestimit në qendër të Moskës, pavarësisht kundërshtisë së fortë të protestuesve që u përpoqën edhe të ndalonin largimin e furgonit të policisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953