Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi nën kërcënimin e armës ka kryer disa vjedhje në markete të ndryshme në kryeqytet.
Sipas uniformave blu, i riu vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit marketet dhe pikat e rimbushjes telefonike.
Gjatë operacionit “Maskimi” në pranga ra 27 vjeçari me inicialet E.B si dhe u sekuestrua një armë zjarri psitoletë.
“Nga veprimet hetimore të kryera, të dokumentuara edhe me pamje filmike, dyshohet se ky shtetas, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi” bën me dije policia.