IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO

Arrestohet heroi i WannaCry. Krijoi program për të vjedhur klientët e bankës [VIDEO]

Publikuar më: 17:43 04-08-2017

Eksperti britanik i sigurisë kibernetike i cili parandaloi sulmin e WannaCry globale të IT-së që goditi NHS është arrestuar dhe akuzuar në SHBA për 'krijimin dhe shpërndarjen e programit për të vjedhur detajet e klientëve të bankës. 23-vjeçari Marcus Hutchins i cili u përfol në media si personi i cili kishte ndaluar përhapjen e virusit mund të përballet me një dënim maksimal prej 40 vjet burg në SHBA nëse shpallet fajtor për akuzat. Hutchins, i cili ishte në një konferencë për piraterinë në Las Vegas, kur u arrestua nga FBI, përballet me gjashtë akuza , për krijimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e programit të vjedhjes së bankave “Trojan Kronos”. Sipas aktakuzës së Departamentit amerikan të Drejtësisë, veprat e pretenduara u kryen në mes korrikut 2014 dhe atij të 2015. I riu është akuzuar ka bashkëpunuar me një person tjetër emri i të cili nuk është bërë i ditur. Aktakuza pretendon se Hutchins krijoi programin dhe personi tjetër më pas e shiti atë për 2,000 dollarë online. Sipas një avokati amerikan të specializuar në mbrojtjen e kriminelëve të dyshuar në internet, dënimi maksimal ligjor që eksperti britanik mund të përballojë është, rreth 40 vjet.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215