Një 29-vjeçar u arrestua ditën e sotme nga policia për shkak se akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Burime për gazetaren Xhensila Kodra të ABC, bëjnë të ditur se i arrestuari është Alban Dyrmishi, ish-konkurrent i emisionit “Përputhen”.
Ndaj Dyrmishit rëndojnë dy akuza , për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Ai raportohet se pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.
Por përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.