Problemet me dokumentacionet në Shqipëri kanë përfunduar shpesh në organet e drejtësisë. Falsifikimi i dokumentave ka çuar në pranga një ish-noter në Delvinës, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas policisë, në pranga përfundoi Shkëlqim Haxhi, 56 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë.
Mësohet se procedimi penal ndaj Haxhit ka nisur më shumë se një vit më parë. Sipas organeve të drejtësisë 56 vjeçari, në kohën kur punonte si noter pranë një zyre noteriale në Delvinë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak. Mësohet se Haxhi është dënuar me 4 muaj burg.