INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet ish-zëdhënësja e Gjykatës së Hagës

Arrestohet ish-zëdhënësja e Gjykatës së Hagës

Publikuar më: 14:35 24-03-2016

Ish-zëdhënësja e Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi, Florence Hartmann, u arrestua sot pak para shpalljes së vendimit të gjykatës për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

Zyrtarët e Gjykatës nuk kanë komentuar këtë arrestim.

Florence Hartmann, me shtetësi franceze, ishte dënuar në vitin 2009 për “shpërfillje të gjykatës”.

Ajo kishte botuar një libër për periudhën kur shërbente si zëdhënëse e ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, duke publikuar edhe “materiale të besueshme” që lidheshin me gjykimin e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në Hagë derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje, Kroaci e Kosovë.

Ajo ishte gjobitur me 7 mijë euro, të cilat më pas janë shndërruar në dënim me burgim.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396