INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet juristi i Hipotekës në Korçë. Mori 800 euro për ...

Arrestohet juristi i Hipotekës në Korçë. Mori 800 euro për ...

Publikuar më: 09:39 07-09-2018

Policia e Korçës ka vënë në pranga juristin e Hipotekës në Korçë, Elvis Gjata.  31-vjeçari akuzohet se ka mashtruar një grua nga Librazhdi duke i marrë 800 euro për të ndërhyrë për një çështje gjyqësore penale. “Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit: Elvis Gjata, 31 vjeç, banues në Korçë. Si edhe filloi procedimi penal dhe u shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë”-thuhet në njoftimin e policisë. Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281