INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet ''koka e klanit mafioz'', i përfshirë në trafik kokaine, vrasje dhe... [EMRI]

Arrestohet ''koka e klanit mafioz'', i përfshirë në trafik kokaine, vrasje dhe... [EMRI]

Publikuar më: 17:14 12-05-2019

Një nga shqiptarët më të rrezikshëm të trafikut të kokainës dhe I dyshuar për disa vrasje mafioze, Kreshnik Farruku, është arrestuar në Spanjë.

Farruku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi dyshohej si koka e klanit mafioz që kishin kryer një sërë grabitjesh me dhunë. Por autoritetet spanjolle po e hetonin Farrukun që prej vitit 2007, kur gjatë një vale grabitjesh me dhunë mbeti i vrarë në vilën e tij biznesmeni spanjoll José Luis Moreno.

Policia dyshoi se vrasja ishte kryer nga grupi i Farrukut, por nuk arriti ta provonte.

Megjithatë aktiviteti kriminal i Farrukut nis në Shqipëri, me përplasjen e përgjakshme të fisit Farruku në Manëz të Durrësit dhe fisit Kërtalla në Shijak. Gjatë pesë viteve këto fise kanë pasur përplasje të shumta, në Tiranë, Durrës dhe Holandë, por prokurorët shqiptarë asnjëherë nuk kanë arritur të provojnë implikimin direkt të tyre në vrasje apo atentate, ndërsa kanë dyshuar se ata kanë përdorur vrasës me pagesë.

Vetë Kreshnik Farruku, i cili ka ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të gruas së tij, Bodlla, i ka shpëtuar disa herë atentateve, i fundit ishte ai i vitit 2015 në zonë e “Don Bosco” në Tiranë, ku mbeti e plagosur rastësisht një kalimtare.

Atentat i është bërë edhe vëllait të tij Roland Farrukut, ndërsa në Shqipëri, prokuroria i ka sekuestuar Farrukut rreth 1 milion euro pasuri të dyshuar se ishte vënë përmes aktivitetit kriminal, raporton neësbomb.al.

Kreshnik Farruku dyshohej edhe për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Në maj të 2010-ës, Farruku u arrestua së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të bandës, gjatë tentativës për të transportuar në Itali rreth 20 kilogram kokainë. Në vitin 2014 Farruku arriti të arratiset nga burgu spanjoll dhe iu rikthye aktivitetit kriminal, kryesisht trafik droge me bazë në Amsterdam, shkruan Newsbomb.al.

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156