INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet kontrabandisti i mallrave “firmato”!

Arrestohet kontrabandisti i mallrave “firmato”!

Publikuar më: 14:06 27-02-2016

Një 25-vjeçar, arrestohet për kontrabandë me mallra të markave të njohura nga seksioni i antikontrabandës në Drejtorinë së Doganave, në bashkëpunim me policinë e Durrësit dhe Tiranës. I. Hima, 25 vjeç nga Tirana i është shmangur detyrimit doganor prej 856.595 lekë, duke mos deklaruar të plotë sasinë e mallit dhe nuk e kishte atë të shoqëruar me dokumentacon e nevojshëm. Bëhet fjalë për marka të firmave të njohura ndërkombëtare, të falsifikuara.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2046 rripa, 3292 çanta, 1785 portofola, 123 copë kapele dhe 35 ora dorë të “markave të mbrojtura”, si Luis Vuiton, Prada, Lacoste, Boss. etj. Për 25-vjeçarin rëndon akuza e kontrabandës me mallra të tjerë dhe shkelje të të drejtave të pronësisë industriale.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385