INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet Kreshnik Spahiu - Aktivistët e AK “gozhdonin” dyert e Bashkisë së Tiranës! Reagon dhe policia...

Arrestohet Kreshnik Spahiu - Aktivistët e AK “gozhdonin” dyert e Bashkisë së Tiranës! Reagon dhe policia...

Publikuar më: 09:54 04-03-2016

Anëtarë të Aleancës Kuq e Zi kanë zhvilluar një protest para Bashkisë së Tiranës. Në mënyrë simbolike ata  “gozhduan” 3 hyrjet e institucionit të Bashkisë së Tiranës.
Mësohet se pas protestës është arrestuar Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shoqëruar në polici bashkë me 3 presona të tjerë.
Spahiu ka mundur të flasë me telefon për News24, duke deklaruar se ishte në zyrën e tij kur u mor me furgon të policisë.

Ja ngjarja sipas Kreshnik Spahiut:

“Jam në komisariatin 1 dhe jam i shoqëruar nga policia. Ende nuk jam informuar, jam me shefin e krimeve dhe me kreun e komisariatit. Jam edhe me 3 aktivistë të AK. Jam shoqëruar me furgon policie, isha në zyrën time kur më mori policia. Kjo lidhet me protestën në Bashkinë e Tiranës. Më duhet ta ndërpres sepse këta kanë seancën e pyetjeve.”

Polcia jep dhe varjantin e saj për ngjarjen:

Më datë 04.03.2016, shoqërohet në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, shtetasi Kreshnik Spahiu si dhe nën kryetari i Aleancës Kuq e Zi, shtetasi Flavio Qarri.
Shoqërimi i tyre është bërë lidhur me protestën e paligjshme të zhvilluar gjatë ditës së sotme në ambjentet e jashtme të Bashkisë Tiranë, si dhe veprimet e kundraligjshme të kryera nga ana e tyre gjatë protestës.

Të paktën 4 orë janë mbajtur në ambjentet e parabugimit Kreshnik Spahiu dhe aktivistët e AK dhe pasi kanë lënë komisariatin nr 1, Spahiu ka “shpërthyer”, kundrejt kreut të qeverisë dhe atij të bashkisë duke thënë se ishte një arrest politik dhe se ata sapo bënë gabimin e jetës madje i ka ironizuar dhe me disa vargje.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779