Arrestohet pronari i një linje autobusësh në Tiranë, i arrestuari dyshohet për një të shkuar të errët dhe kriminale.
Është vënë sot në pranga 41-vjeçari i akuzuar si autori i dy veprave penale, si shkatërrim prone private me eksploziv dhe vrasje. Personi për të cilin bëhet fjalë është Eduart Dushku , 41 vjeç, banues në Tiranë.
Personi është arrestuar pasi janë gjetur prova kundër tij. Personi akuzohet për dy ngjare të kryera ne 2014 dhe 2015.
Dy ngjarjet për të cilat ai akuzohet janë këto të dyja ajo e datës 09.12.2014, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip “BMË”, në pronësi të shtetasit A.P, 65-vjeç. Ndërsa ngjarja e dytë për të cilën akuzohet është ajo e datës 25.02.2015, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është dëmtuar me lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të shtetasit A.B, 40 vjeç.
Arrestimi i personit u bë pasi ai kishte kryer një sherr po në Sauk me Skënder Osma për çështje pronësie.