INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet makthi i turistëve në Sarandë, turisti ukrainas vjedh 8 mijë euro

Arrestohet makthi i turistëve në Sarandë, turisti ukrainas vjedh 8 mijë euro

Publikuar më: 10:00 12-08-2017

U vjedh pushuesve vlera të mëdha monetare dhe tenton të largohet nga kufiri shtetëror arrihet të ndalohet në kohë nga policia.

Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale të hetimit, për kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin, Oleg Koval, 43 vjeç, banues në Ukrainë. Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen Nr.1, ku i ka vjedhur shtetasit I.P, 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro. Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesin e proves materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë, per vepren penale “Vjedhja”.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434