INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Arrestohet në flagrancë Presidenti i Universitetit Kristal, Ahmet Muça[VIDEO]

Publikuar më: 15:20 06-03-2018

Arrestohet Presidenti i Universiteti Kristal, Ahmet Muça. Ai akuzohet se edhe pas mbylljes së këtij institucioni të arsimit të lartë ka shitur diploma duke falsifikuar datat. Sipas policisë Muça u kap në flagrancë teksa i dorëzonte diplomën një vajze. Mësohet se Muça shiste diploma për 2500 euro dhe i vendoste datat e viteve kur ky institucion figuronte ende i hapur. Gjithashtu policia njofton se është në kërkim dhe një bashkëpunëtor i tij.
Gjatë kontrolleve të Krimit Ekonomik bazuar mbi akuzën e Prokurorisë së Tiranës, mësohet se janë gjetur 17 diploma me vulën e Universitetit Kristal, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Tashmë mbi biznesmenin Muça rëndon akuza për  "korrupsion pasiv në sektorin privat" dhe "falsifikim të dokumenteve".
Universitetit privat "Kristal" u hap në 2005 dhe iu hoq përfundimisht licenca në gusht të 2014 së bashku me 17 universitete të tjera, në kohën që kryeministri Rama mori pushtetin.
Më herët në vitin 2012, Kristal u lakua dhe për një skandal të publikuar nga mediat italiane, për djalin Umberto Bossi-t, Renzo-n i cili kishte marrë diplomë në Universitetin “Kristal”, pa qenë në Shqipëri dhe pa patur fare diplomë të shkollës së mesme.
Muça edhe në 2015 u shpall në kërkim, pasi kishte ngritur dhe një spital universitar dhe nga kontrollet e ushtruar u konstatua se furnizohej me energji elektrike me linjë të dytë në mënyrë të paligjshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033888816833496