Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë. Ka qenë vetë familja e kreut të Aleancës për Ardhmërianë e Kosovës, Ramush Haradinaj e cila ka konfirmuar lajmin në media për arrestimin e tij.
Familja e Haradinajt ka thënë për RTK se kreu i AAK’së është arrestuar në Francë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia.
Televizioni publik nuk ka dhënë detaje të tjera. Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.