Një pjesëtar i grupit terrorist ISIS është arrestuar në Tiranën. 34-vjeçari është nga Rusia dhe ka luftuar krahë ISIS që në vitin 2013.
Policia bën me dije se pranga ka rënë R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk të Rusisë. Ai ka hyrë në Shqipëri si emigrant i paligjshëm. Në vitin 2013 ai u larguar nga Rusia për në Siri, për t'iu bashkuar grupimit ilegal të armatosur, ISIS dhe ka qënë luftëtar kundër forcave qeveritare në Siri.
Hetimet kanë nisiur disa muaj më parë. 34 vjeçari ishte në kërkim nga Interpol Moska. Me vendim penal që datës 8 korrik 2015 për të u lëshua një urdhër - arresti.
Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”. Ish luftëtari i ISIS do të ekstradohet në Rusi dhe do të kryejë dënimin.