Policia e Vlorës ka arrestuar në spital, motorçiklistin Fabio Hysenaj që aksidentoi një 65-vjeçar në rrugën Transballkanike në Vlorë një ditë më parë. Sipas uniformave blu të qytetit bregdetar, janë dy akuza rëndojnë mbi 22-vjeçarin: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë aksidenti ndodhi gjatë mbëmjes së të dielës, në rrugën Transballkanike, në lagjen “29 Nëntori. Në momentin e aksidentit, Hysenaj drejtonte motorçikletën “Suzuki” pa patentë.
Për pasojë, të dy morën dëmtime në trup dhe ndodhen në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Por gjendja e 65 vjeçarit sipas bluzave të bardha mësohet se është më e rëndë.