Policia ka bërë publik një rast të fotografimit të votës. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë.
Burime nga policia thanë se oficerët e Komisariatit numër 2, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- Denis Nuhaj, 20 vjeç, banues në Tiranë
I cili është konstatuar nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1829/2, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë, duke fotografuar votën.
Dosja me materialet procedurale i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit".