Në prangat e policisë për akuzen e perndiekies kësaj radhe bie një punonjës i Gardës së Republikës.
Leard Xhika, me detyrë trup shërbimi, N/oficer, është arrestua pasi akuzohet se prej 5 muajsh përndiqte një vajzë.
Burime nga policia bëjnë me dije se vajza me iniciale E.L. ka kallëzuar se Xhika, për një periudhë 5-mujore e ka përndjekur duke i kërkuar me insistim që ata të krijonin një lidhje intime.
Përndjekjen e saj, nënoficeri e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit, si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe ambiente të tjera publike.