INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet nga policia i vëllai për trafik kokaine, jep dorëheqjen zyrtari i lartë [FOTO]

Arrestohet nga policia i vëllai për trafik kokaine, jep dorëheqjen zyrtari i lartë [FOTO]

Publikuar më: 15:23 22-10-2018

Një shembull që nuk ndodh shpesh tek zyrtarët e lartë. Por Arben Isaraj largohet nga posti publik për shkak të vëllait. Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Arben Isaraj ka dhënë dorëheqjen nga posti këtë të hënë. Sipas të dhënave shkak i largimit të tij nga detyra vjen pas arrestimit të vëllait të tij për dy akuza penale. 

Letra e dorëheqjes i është dorëzuar Ministrit Gjiknuri p[or dhe Kryeministrit Edi Rama. Ka qenë pikërisht kjo letër që ka shpjeguar dhe arsyen e largimit të tij nga posti i kreut të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Në letrën Arben Isarajt shkruhet:
“Për të mos ndikuar direkt apo indirekt me pozicionin tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtësinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”.
Altin Isaraj, 47 vjeç, është arrestuar për dy vepra penale “trafikim të armëve dhe municioneve” dhe “shpërndarje të lëndëve narkotike”.

arben-isaraj-1540217148.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314