Policia spanjolle ka arrestuar për herë të dytë për mbajtje të personit kundër vullnetit të tij, mbrojtësin e Villarealit, Ruben Semedo.
Është hera e dytë që 21 vjeçari është arrestuar nga policia, pasi më parë është ndaluar nga policia për dyshimin se ka kërcënuar me armë zjarri një punonjës të klubit të natës. Nëse lojtari shpallet fajtor ai rrezikon një burgim prej dy vjetësh.
Semedo u arrestua ditën e sotme në shtëpinë e tij ku më pas polica bëri edhe një kontroll banesës. Klubi i tij, Villareal nuk ka reaguar ende për këtë rast. Semedo u bashkua me klubin spanjoll verën e kaluar nga ekipi i Sporting Lisbon me një klauzolë prej 12.6 milion euro por nuk ka luajtur që nga tetori për shkak të lëndimit të muskujve.