Policia ka arrestuar një 38-vjeçar si autorin e 10 grabitjeve në zonën e Himarës dhe Vlorës.
Autori është identifikuar si Kristaq Andoni, banues në Tiranë.
Policia bënë më dije se ai ka vjedhur disa banesa në të cilat ka marr egla pune, shuma lekësh, bizhuteri, sende të ndryshme etj.
Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit që është ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte të markës "Peugeot" me targa iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 1.3 gramë, e dyshuar e llojit "kokainë".
Deri më tani policia ka dokumentuar grabitjet si më poshtë:
1- Në datën 05.01.2018 - vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.
2- Në datën 20.03.2018 - vjedhja e banesës së shtetasit K.Ll.
3- Në datën 07.06.2018 - vjedhja e banesës së shtetases A.K.
4- Në datën 19.06.2018 - vjedhja e banesës së shtetases V.B.
5- Në datën 25.06.2018 - vjedhja e banesës së shtetasit K.P.
6- Në datën 28.06.2018 - vjedhje e banesës së shtetasit V.A.
7- Në datën 16.07.2018 - vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.
8- Në datën 30.07.2018 - vjedhja e banesës së shtetasit A.K.
9- Në datën 30.07.2018 - vjedhja e banesës së shtetasit F.D.
10- Në datën 17.08.2018 - vjedhja e banesës së shtetasit P.B.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja".