Pas tentativë së vrasjes të biznesmenit Tefik Hyka në Tiranë tek stadiumi Selman Stërmasi, policia ka arrestuar si të dyshuar një të ri. Po emri i tij po mbahet sekret me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ai u kap në rrugicat e Komunës së Parisit, teksa tentonte të largohej me shpejtësi. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të personit të dytë.
Hyka ishte pranë hyrjes të një pallati kur ndodhi ngjarja e rëndë.