Orest Qerimaj, 27 vjeç, banues në Shkodër është shpallur në kërkim nga shteti Italian. Gjithashtu ai është shpallur edhe në kërkim nga Zyra e Interpol Tiranës më 1 gusht 2016, pasi më 2 maj 2016, zyra e Prokurorisë së Udineses lëshoi urdhrin për ekzekutimin e vendimit të 9 janarit 2014, të Gjykatës së Udineses, e cila e ka dënuar me 9 vjet. Ai akuzohet për Veprat Penale "Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge".
Po pas shumë kohësh ai është arrestuar në Rinas dhe pritet që Qerimaj të ekstradohet drejt shtetit Italian.