I dyshuari për sulmet terrosite të Parisit pranë Stade de France, Salah Abdeslam është arrestuar, por është plagosur në një aksion të policisë anti-terrorist sot në Bruksel, raportojnë mediat lokale. Informacioni nuk është konfirmuar në mënyrë zyrtare, shkruan BBC, mirëpo Lagjja Molenbeek në Bruksel është tronditur nga të shtëna armësh. Mediat vendase raportojnë se kanë mbetur të plagosur 2 persona por ende nuk konfirmohet saktë numri i viktimave.
Kryeministri gjerman Charles Michel është detyruar që në mënyrë urgjente të lërë samitin BE-Turqi në Bruksel, ka thënë një reporter i BBC-së.
Abdeslam, shtetas francez i lindur në Bruksel, kishte jetuar në Molenbeek përpara se të ndodhnin sulmet e 13 nëntorit. Ai është i dyshuari kryesor për organizimin e masakrës së 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën 130 persona ndërsa 350 të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë, shenjat e gishtërinjve të tij ishin gjetur në një apartament në Belgjikë të martën e kaluar. Që nga atëherë, ai ka qenë subjekt i një kërkimi të gjerë nga Policia.