INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet noterja dhe avokati, falsifikuan dokumentat e truallit në Karaburun

Arrestohet noterja dhe avokati, falsifikuan dokumentat e truallit në Karaburun

Publikuar më: 09:11 01-06-2016

Një notere dhe një avokat janë vënë në pranga nga policia e Vlorës, pak ditë pas sekuestrimit të 220 ha truall në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.
Dy të arrestuarit janë arrestuar nën akuzën e “fallsifikimit të dokumentave” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa është shpallur në kërkim biznesmeni me iniciale P. P, 52 vjeç, banues në Vlorë.
Prokuroria e Vlorës urdhëroi kontrollin e zyrës noteriale dhe avokatore, proces i cili u krye në bashkëpunim me policinë. Gjatë kontrollit në zyrën e noteres Belona Seraj dhe avokatit Enkes Hysendhima, u gjetën një numër i lartë dokumentesh të fallsifikuara. Pas kësaj, është ndërhyrë me arrestimin në flagrancë të këtyre personave nga ana e Policisë.
Njoftimi i policisë:
“Në bazë të këtij hetimi të përbashkët, duke filluar me sekuestrimin të kësaj sipërfaqe të gjërë toke, janë ushtruar kontrolle nëpër banesat dhe zyrat e këtyre shtetasve dhe janë gjetur gjurmë dhe prova të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391