INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet pacienti që vuri flakën në spitalin privat

Arrestohet pacienti që vuri flakën në spitalin privat

Publikuar më: 09:23 26-07-2016

Lefter Canaj, 57 vjeç, që një ditë më parë i vuri zjarrin shërbimit të dializës në një spital privat është arrestuar. Policia njofton se ai do përballet me akuzat, "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Shkatërrim të pronës me zjarr".
Sipas policisë arrestimi i Canaj, u bë pasi në ambjentet e spitalit privat tek pavioni i Hemodializës, për motive ende të paqarta, pasi ka mbaruar mjekimin, rreth orës 11 është rikthyer tek pavioni i Hemodializës, ku me vete ka pasur një shishe me lëndë djegëse "benzinë", lëndë të cilën ka filluar t'ja hedhë në të gjithë trupin e pacientit tjetër D. Saraçi  i cili ka qenë duke marrë mjekim në krevat dhe më pas i ka vënë flakën.

Zjarri ka përfshirë të gjithë pavionin e Hemodializës, ku nga flakët e shumta dhe tymi i madh në këtë ambjent kanë gjetur vdekjen dhe dy paciente Sanije Sulaj, 65 vjeç nga Mamurrasi dhe Anife Mali, 55 vjeç nga Laçi.

Article Logic
Execution time: 0.0028641223907471