INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet pas 20 vitesh në Greqi, shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm [FOTO]

Arrestohet pas 20 vitesh në Greqi, shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm [FOTO]

Publikuar më: 14:53 28-08-2017

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme një shqiptarë i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Bëhet fjalë për Xhemat Dule 59 vjeç nga Vlora i cili është shpallur fajtorë për vrasjen e një personi me automatik për motive të dobëta në vitin 1998.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e

kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, ndërsa pritet edhe ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet në Greqi një shtetas shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Vlorë

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën më 24.08.2017 u bë i mundur arrestimi i shtetasit shqiptar Xhemal DULE, 59 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Xhemal DULE është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim penal nr. 62, datë 18.04.2000, e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 11.01.1998, rreth orës 19.00 në lagjen “Partizani”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Xhemal DULE, në bashkëpunim me djalin e tij F. Dule kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasin E.B.

Arrestimi i tij në Athinë, Greqi u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Xhemal-Dule-55-vjeç-i-dënuar-me-burgim-të-përjetshëm-për-vrasje.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881