Arrestohet pengmarrësi i anijes “Çelepia 2”, Selam. Po në lidhje me dy shqiptarët që ndodheshin në këtë anije peshkimi nuk ka asnjë informacion.
Mësohet se anija është sekuestruar në Aleksandri dhe arrestimi i tij u bë nga autoritetet egjiptiane dhe nga Iterpol Tirana.
Selam u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Më 18 qershor anija u morr peng nga Adel M. Selam bashkë me dy shqiptarët, kapiten Dhimitër Malja dhe marinar, Luan Memën.