INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet për falsifikim, zbulohet se ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje

Arrestohet për falsifikim, zbulohet se ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje

Publikuar më: 13:59 31-03-2016

Shtetasi Leonard Elezaj është dënuar nga Gjykata e lartë me 25 vite burg, për veprën penale “vrasje me dashje” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”.   Ka qenë një rastësi arrestimi i djeshëm i personit në fjalë i cili kërkohej  prej 12 vitesh për vrasje me dashje, akuzë për të cilën është i dënuar me 25 vite burg. 45 vjeçari  nga Vlora,  në vitin 2004 ka vrarë Pasho Zotajn në Vlorë. Burime policore kanë bërë të ditur, fillimisht Elezaj është arrestuar tek Komuna e Parisit pasi gjatë një kontrolli policor i është gjetur një kartë identiteti e falsifikuar. Për këtë arsye, Leonard Elezaj është dërguar në Prokurori nën akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, por gjatë verifikimeve policia kishte kuptuar se në fakt në pranga ishte vënë një person që kërkohej prej më shumë se 12 vitesh për vrasje.Ky shtetas dyshohet se krimin e ka kryer në datë 15 gusht 2004 ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi  Pasho Zotaj.

Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537