Hajduti A. Arixhiu, që ishte bërë tmerri i banorëve të kryeqytetit duke vjedhur vetëm nëpër banesa është arrestuar nga policia. Vetëm në muajin mars kishte kryer 7 vjedhje. Ai ka qënë dhe më parë i dënuar po për vjedhje dhe me sa duket nuk ka mundur të heqë dorë.
Ai gjatë marsit ka vjedhur nëpër banesa të ndryshme para, paisje elektroshtëpiake të ndryshme dhe bizhuteri.
Sipas policisë, 32 vjeçari ka rënë në pranga gjatë një operacioni të koduar Thyerja, pasi ai në bashkëpunim me një person tjetër kanë grabitur disa shtëpi përmes thyerjes së dyerve apo xhamave. Policia ka shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorin e tij E.K 23.