Mohammed Jaffar, i cili u arrestuar ditën e hënë pasi përndiqte Taylor Swift, e kishte bërë publik fiksimin e tij për yllin e muzikës nëpërmjet disa statuseve shqetësuese.
Duket se muaji shkurt ishte goxha i zënë për Jaffar pasi ky i fundit ka bërë pastime të panumërta në Tëitter për princeshën e muzikës pop. Ndër to bëjnë pjesë edhe disa poezi që ai vetë i ka shkruar për Taylor, si dhe një sërë mesazhesh vështirësisht të deshifrueshme nga një mendje e shëndetshme njerëzore. Më shqetësuesi është padyshim ai i datës 12 shkurt, në të cilin Jaffar i shkruan bukuroshes 26 vjeçare: “Kam nevojë të të takoj”, që konfirmon se nuk bëhet fjalë thjesht për një admirim fansi, por për një shqetësim konkret për Swift. Një shqetësim që fatmirësisht për të tashmë është pas hekurave.