Enea Bektashi, i njohur si pjesëtar i bandës “Çela” në Elbasan, është vënë në pranga.
Sipas të dhënave të para mësohet se Bektashi është arrestuar në Cërrik nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit.
Edhe pse jozyrtarisht, mësohet se Bekteshi mund të ketë qenë pjesë në ngjarjen e pak ditëve më parë në Elbasan, ku u godit makina e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit. Dyshohet se Bekteshi ndodhej brenda Audit të blinduar natën e incidentit, madje mendohet se ai ishte drejtuesi i mjetit.
Pak ditë më parë, është zbuluar se ky person ka qenë në listën e Prokurisë, e cila ka kërkuar që Enea Bekteshi të përgjohet, pasi ka informacione se ka marrë pjesë në një tentative vrasjeje me armë luftarake. Pritet reagimi i policisë për të sqaruar më shumë arrestimin e Enea Bekteshit.