Një punonjës i policisë pranë Komisariatit të Delvinës, u arrestua pasi dyshohet se u jepte informata kultivuesve dhe trafikuesve të drogës. Dyshohet se 32-vjeçari Shpëtim Kripa, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në disa raste ka bashkëpunuar me shtetas të dyshuar për kultivim, magazinim dhe trafikim të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Delvinës. 32-vjeçari dyshohet se u jepte këtyre personave informacion mbi veprimet policore që kryheshin ndaj tyre. Arrestimi u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). 32-vjeçari akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”. Ky shërbim njofton se po vazhdon hetimet për të zbuluar nëse ka punonjës të tjerë të Policisë të përfshirë në këtë aktivitet.