INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet prezantuesja e lajmeve dhe punonjës të televizionit shtetëror turk

Arrestohet prezantuesja e lajmeve dhe punonjës të televizionit shtetëror turk

Publikuar më: 10:34 12-08-2016

Një prezantuese lajmesh dhe dyzet e dy të punësuar nga televizioni turk shtetëror TRT janë arrestuar në kuadër të hetimit për tentimin për grushtin e shtetit më 15 korrik, për të cilin pushteti e akuzon predikuesin islamik Fetullah Gjulen dhe idhtarët e tij nga organizata terroriste (FETO), informon gazeta “Miliet”.

Të arrestuarit, midis të cilëve është edhe zëdhënësi i televizionit dhe inspektorë, janë çuar në drejtorinë e policisë në Ankara, për të dhënë deklaratat e tyre. Autoritet vendase raportojnë se pritet arrestimi i disa gazetarëve të tjerë

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941