INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet pronari i dyqanit të celularëve! Dyshime për prodhim bombash artizanale

Arrestohet pronari i dyqanit të celularëve! Dyshime për prodhim bombash artizanale

Publikuar më: 09:28 13-03-2018

Policia pas shpërthimit të një dite më parë pranë Drejtorisë së Higjenës në një dyqan celularësh ka arrestuar pronarin, G. Hoxha, pasi ka zbuluar elemente të dyshimta që e implikojnë këtë person. Mendohet se ai prodhonte lëndë eksplozive. Policia ka gjetur 3 detonatorë dhe është sekuestruar nje lap top dhe disa celularë qe dyshohet se 34 vjeçari Hoxha, do ti montonte si objekte shperthimi. 

Nga shpërthimi u plagos vetë pronari që humbi dhe gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy. Dëshmitarët dëgjuan shpërthim të fuqishëm, ndërsa policia më pas zbuloi se nuk është vendosur lëndë plasëse në servisin e celularëve dhe shpërthimi ndodhi kur Hoxha ishte në tavolinën e punës.
Pas shpërthimit, policia ushtroi një aksion për kontrolle në zonën e “Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjestarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merren me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.

Article Logic
Execution time: 0.0042510032653809