Gjatë kontrolleve masive të bëra në qytet është arrestuar pronari i një lokali nate në Durrës pasi ju gjetën doza kokaine të ndara nga 20 gr.
Behar Fjolla, 28 vjeç, banues në Tiranë, është person me precedentë penalë të mëparshëm i proceduar për veprën penale të përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë, që arrestimi erdhi pas një kontrolli rutinë nga ana e policisë. Materialet në ngarkim të tij do ti përcillen prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
“Policia e Durrësit informon se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë duke vënë para përgjegjësisë ligjore çdo shkelës të legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.