Një shtetase moldave që ushtronte prostitucion në Tiranë është arrestuar. Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të qenieve njerëzore për prostitucion. N. Buzdugan u arrestua pas një kontrolli rutinë në një lokal. Pritet që këto ditë të kryhet edhe ekstradimi i saj nga vendi ynë në drejtim të Moldavisë.
24-vjeçarja akuzohej për veprën penale, Trafik të qenieve njerëzore me qëllime prostitucioni. Mendohet se vajza kishte pak kohë që kishte hyrë në Shqipëri dhe dyshohet se e ka kryer aktivitetin e saj kriminal edhe në vendin tonë.