INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet shqiptari, do bashkohej me ISIS për tu hakmarrë. Ja çfarë planifikonte 21 vjeçari...

Arrestohet shqiptari, do bashkohej me ISIS për tu hakmarrë. Ja çfarë planifikonte 21 vjeçari...

Publikuar më: 12:48 05-04-2019

Një shqiptar është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi dyshohej se kishte lidhje me terroristët.

Fabjan Alameti 21 vjeç kishte folur për t’iu bashkuar ISIS dhe për të sulmuar qytetarët në rrugë, në shenjë hakmarrje ndaj sulmit terrorist në dy xhamitë në Zelandë të Re ku u vranë 50 persona.

Ai doli para gjykatës amerikane ditën e enjte, teksa akuzohej për armëmbajtje pa leje dhe për dëshmi të rreme në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar dhe vendas.

Gjykatësi urdhëroi që shqiptari të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

manho.jpg

 

Një agjent i FBI-së tha në gjyq se 21-vjeçari ishte marrë në pyetje nga autoritetet fillimisht në vitin 2018, ndërsa më pas ai kishte bërë komente në Facebook në mbështetje të ISIS.

Alameti foli me një informator federal për luftimin me organizatën terroriste në Irak dhe Siri dhe përgatitjen e një sulmi në SHBA kundër një objekti ushtarak, qendrës së rekrutimit, ndërtesës qeveritare, “klubit të homoseksualëve” ose tempullit hebre.

Por, më vonë ai kishte ndryshuar mendje për sulmet në SHBA, duke thënë se ky vend i kishte dhënë atij shtetësinë.

Ai madje kishte ndryshuar qytet, nga Bronx në Bozeman, pasi e urrente jetën në New York, kishte probleme me familjen si edhe aty ishte më e lehtë të blihej një armë.

Alameti udhëtoi në Montana me autobus më 15 mars, kur një person i armatosur hapi zjarr në një xhami të Christchurch dhe vrau 50 vetë.

Article Logic
Execution time: 0.0031619071960449