Policia britanike ka vendosur në pranga një shtetas shqiptarë për trafikim të lëndëve narkotike.
Shqiptari i identifikuar si Robert Jaku 25-vjeç e kishte kthyer shtëpin e tij në një fabrikë kanabisi.
Ishin sjelliet e cuditshme ajo çka e tradhëtoi Jakun.
Pas mbërritjes, policia ka përdorur forcë për të hyrë në banesë e shqiptarit, pasi kanë trokitur, por nuk kanë marrë përgjigje.
Pasi kanë hyrë brenda në shtëpi, oficerët kanë zbuluar një ‘fabrikë kanabisi’ me më shumë se 300 bimë të mbjella, gjethet e të cilave ishin lënë për t’u tharë. 25-vjeçari shqiptar u gjet i fshehur në mesin e bimëve të kanabisit, ndërsa rezultoi se ishte një emigrant i paligjshëm i ardhur në Britani me kamion para dy vitesh.
Gjatë marrjes në pyetje, Robert Jaku u tha oficerëve se ai ishte thjesht ‘kopshtari’ i lëndës narkotike dhe jo pronari.
Ai tha se ishte takuar rastësisht në një lokal me shpërndarësit e drogës para 10 javëve dhe ata i kishin ofruar 6,000 paund për t’u kujdesur për ‘fabrikën’.