Është arrestuar 33-vjeçar në Xhenova për tregtim të lëndëve narkotike, lloji kokainë.
Fillimisht, iu nënshtrua një kontrolli personal dhe më pas u zhvillua një kontroll në shtëpinë e tij, ku u gjetën 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë si dhe materiale për prerjen dhe paketimin e drogës.
Policia ka konfiskuar edhe një shumë prej se 12 700 euro, në kartëmonedha të emetimeve të ndryshme, të cilat vlerësohen si të ardhura nga aktiviteti i drogës.
Pas kontrolleve, 33-vjeçari u dërgua në qelitë e paraburgimit.